Me pushtimin e Irakut nga SHBA dhe një koalicion prej 39 vendesh, në vitin 1991 njohur si “ Lufta e Gjirit” opozita MEK e cila vepronte nga Iraku me bekimin dhe mbështetjen e Sadam Hysejnit, pranoi të dorëzojë armët e të vendoseshin në dy kampe humanitare nën mbrojtjen e amerikanëve.
Pavarësisht se gëzonin mbrojtjen amerikane ata u vendosën nën sulmet e shiitëve iraken.
Në vitin 2007 kur SHBA u tërhoq nga Iraku la pas anëtarët e MEK për të cilët kërkonte një zgjidhje të cilën nuk e gjeti në vendet europiane.
Për këtë çështje në vitin 2012 në Tiranë mbërriti ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cila kërkojë ndihmë nga Shqipëria në strehimin e Muxhahidinëve.
Në Mars të vitit 2013 Sali Berisha atëherë kryeministër për herë të parë pranoi dakortësinë e Shqipërisë për të marrë nga kampi Liberti në Irak 210 muxhahidinë të cilët pasi mbërritën në Shqipëri u vendosën në zonën e Astitrit.
Tre vite më vonë kur në pushtet kishin ardhur socialistët Edi Rama pranoi se
SHBA i kishin kërkuar strehimin në vendin tonë të 2000 muxhahidinëve të MEK mbetur në Irak.
Këtë kërkesë Rama e pranoi si një gjest i vijimit të traditës shqiptare në mikpritjen e njerëzve në nevojë.
Pas mbërritjes të 2000 muxhahidinëve në 14 shkurt 2016 Shqipërinë e vizitoi sekretari i atëhershëm i shtetit i SHBA John Kerry i cili falënderoi Shqipërinë për marrjen e muxhahidinëve të cilët më pas pasi blenë një tokë në Manxë të Durrësit ndërtuan kampin Ashraf 3.
Marrëveshja mes SHBA dhe Qeverisë Shqiptare për strehimin e anëtarëve të MEK vijon të mbetet sekret por ajo çfarë ka thënë deri më sot nga qeveria shqiptare është se u “strehuan në vendin tonë për qëllime humanitare”.
Një investigim i televizionit Al-Jazeera zbuloi në MEK, në kampin e Manzës kishte ndërtuar një sallë me mbi 1000 kompjuterë nga ku përmes rrjeteve sociale shpërndaheshin mesazhe për rrëzimin e rrëgjimit aktual në Iran.
Përfshirja e organizatës MEK në aktivitet të mirëfilltë politik opozitar, kësaj here mijëra kilometra larg Teheranit, bëri që Gushtin e shkuar Irani në formë hakmarrje ndaj tyre sulmoi sistemet qeveritare digjitale shqiptare.
Përballë kësaj situate me një gjuhë të kujdesshme vetë kryeministri Edi Rama e më pas zëvendës kryeministria Belinda Ballaku, i kujtuan të ardhurve të MEK se në Shqipëri ndodhen për qëllime humanitare e jo aktivitet politik.
Kjo solli frenimin e tyre nga propaganda anti iran online, ndërkohë Irani vijon sulmet kibernetike ndaj vendit tonë fakt i evidentuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Top Channel