Modelja e stërvitjes ‘habit’ rrjetin me rutinën që nis me sauna e banjo akulli në 04.00 të mëngjesit (fotot)

20/06/2023 18:27

Rrjetet sociale njihen për afrimin e njerëzve që postojnë rutina ekstreme stërvitjeje apo praktika që i ndihmojnë të bëjnë përpara, por duket se një grua i kalon të gjitha këto.

Të kesh një rutinë mëngjesi për stërvitje është diçka e mirë, por kjo duhet të ketë limitet e veta, thonë shumica e përdoruesve të rrjetit.

Gruaja në fjalë kalon në anën ekstreme duke postuar rutinën e saj të stërvitjes që nis në orën 3.45am të mëngjesit.

Disa kritikë dembelë në rrjet thonin se kjo ishte “si të ngihesh para se të biesh në krevat.”

Megjithse nuk tingëllon shumë si një recetë suksesi por si një stërvitje e marinsave të ushtrisë, stërvitësja thotë se hapja e sesionit nis me sauna.

Duke postuar radhën e veprimeve të saj stërvitore, Chloe Alice Louise Bootham shkruante: “Çdo ditë më bie zilja në orën 3:45am!! Dhe për mua është diçka e adhurueshme.”

Secili mund të ketë mendimin e tij për radhën e veprimeve të mirëqenies, por pa humbur kohë, ja çfarë propozon stërvitësja:

3:45 – ngritja nga krevati, pa numra … thjesht 3,2,1 çohu

4:00 – dush dhe veshje me rrobat e stërvitjes

4:15 – dal nga shtëpia me një pako drithërash  me vete

4:30 – Nis ‘stretching’ dhe gati për të filluar stërvitjen në palestër!

5:40 – në sauna për 15 minuta & dhe më pas menjëherë në dush të ftohtë

6:15 – dal nga palestra, regjistroj një koment teksa drejtoj makinën dhe kthehem në shtëpi

6:30 – dal nga shtëpia për shëtitjen me qenin Hugo

7:15 – kthehem në shtëpi për një mëngjes me proteina dhe një kupë çaj

8:00 – shkoj në zyrë dhe jam gati të filloj ditën!

Një nga komentuesit thoshte: “Nëse do ta bëja këtë për një javë do të përfundoja në burg, nëse dikush merrte frymë disi me zhurmë në prezencën time”.

Gruaja shpjegonte: “Prej vitesh e bëj këtë me grupin e orës 5:00 të mëngjesit, ndërsa kam dhe një stërvitës me të cilin punoj prej orës 4:30, kështu që pas një viti që zgjohem në 3:45, tashmë më është bërë zakon!”

Disa nga përdoruesit e mbështesnin versionin, të tjerë nuk ishin shumë të bindur.

Njëri shkruante: “Sa kohë ke që zgjohesh në 3.45 të mëngjesit? Është përkushtim i rrallë, bebja që kanë fqinjët e mi zakonisht zgjohet në atë orë çdo ditë”.

Ndërsa për kohën se kur binte të flinte Chloe shpjegonte se këtë e bënte në 09.00 të darkës, dhe kjo shpjegon shumë gjëra.

FOTO GALERI
2/3
3:45 – ngritja nga krevati, pa numra ... thjesht 3,2,1 çohu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA