Ministria e Brendshme: MEK ka thyer marrëveshjen! Në kamp pati rezistencë kundër policisë, s’ka humbje jete

20/06/2023 12:47

Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar për të ushtruar kontroll në kampin MEK u mor pasi muxhehadinët, që në Shqipëri u vendosën për qëllime humanitare, kanë thyer marrëveshjen.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, thuhet se “ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Ministria e Brendshme konfirmon se muxhahedinët kanë pasur rezistencë ndaj forcave të policisë, por nuk konfirmon se në mesin e tyre ka një viktimë, sikurse iranianët konfirmojnë.

“Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, ç’ka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

Top Channel