Lopa shtatzënë arratiset nga kamioni i thertores dhe lind dy ditë më vonë (fotot)

20/06/2023 21:41

Të gjithë mund të marrim mësime nga natyra dhe dashuria e saj për jetën.

Kështu dhe kjo histori nga viti 2018 provon se edhe pse gjedhet i mendojmë thjesht si mjete jetese, ato kanë instinkte të forta gjykimi dhe mbijetese.

Një lopë shtatzënë ka arritur të arratiset nga kamioni i kafshëve teksa udhëtonte drejt New Jersey, në SHBA dhe pak pas kësaj ajo lindi këlyshin e saj Winter, në një strehë kafshësh në qytezën Wantage. Drejtuesi strehës Mike Stura, thotë se viçi ishte shumë i bukur dhe në shëndet të mirë.

Nëna e tij e quajtur tashmë Brianna, bëri një arratisje të guximshme nga kamioni i kafshëve që udhëtonte në autostradë drejt thertores.

Pas kërcimi të saj nga kamioni, lopa ishte ndjekur për disa kohë nga policia derisa më në fund ishte kapur dhe pranuar nga streha e kafshëve, thuhet në faqen e internetit të kësaj të fundit, ku shtohet se nëna dhe këlyshi janë në shëndet të mirë.

Një javë pas lindjes Winter nisi të bëjë hapat e para dheu bë i njohur në rrjetet sociale.

Mike Stura tregon sesi ishte përpjekur të qetësonte lopën e arratisur pas ndalimit, para se të merrte Brianna për ta çuar te veterineri.

Ajo e kishte marrë veten shpejt nga trauma e kamionit dhe dy ditë më vonë lindi Winter.

Më 29 dhjetor 2018, kujdestarët e lopës i dhanë asaj ndihmën e duhur për lindjen dhe tashmë ajo është nënë krenare e këlyshit femër Winter.

E gjitha kjo ndodhi prej guximit të lopës shtatzënë për të hapur derën dhe kërcyer jashtë kamionit në levizje, që ndoshta mund t’i sillte vdekjen. Mediat tashmë urojnë që nëna e fëmija të kenë një jetë më të qetë tani e prapa.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA