Guanajuato, qyteti i lashtë meksikan i mumjeve njerëzore në muzeume (fotot)

20/06/2023 19:08

Guanajuato në Meksikën qendrore është kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër, i famshëm për arkitekturën koloniale, tunelet e rruginat e ngushta, ndërsa qendra historike është shpallur trashëgimi botërore e UNESCO.

Vendi i lashtë është i mbushur me objekte atraktive turistike dhe muzeume mbi të kaluarën e mistershme të vendit.

Ekzibicionet e tyre janë të pazakonta dhe shpesh kanë nxitur debate mbi paraqitjen e mbetjeve njerëzore, siç është balasamosja e vjetër e trupit të një gruaje po shfaqet mes objekteve të vjetra.

Identiteti i saj nuk njihet por është quajtur thjesht “La Bruja” (Shtriga) nga kuratorët e ekzibicionit.

E veshur me një bluzë me lule, një fund gri dhe flokë të verdhë, trupi i ngrirë është vetëm një nga116 kufoma të tjera të balsamosura në menyrë natyrale në Guanajuato.

Shumë prej tyre janë zhvarrosur në vitet 1870 deri në 2004 në varrezën Santa Paula, dhe meqë nuk mund të kontaktonte të afërmit e tyre, bashkia i etiketoi si “trashëgimi kulturore”.

“Nuk e di kush ka vendosur të shfaqë trupin por ka qenë kështu prej vitesh”, thotë Jesús Borja, drejtor kulturor në Guanajuato.

Mumjet e Guanajuato janë të shpërndara në tre muzeume të qytetit të famshëm për rrugicat e ngushta dhe tunelet e gjata, gjurmë të së kaluarës së tij të minierave.

Muzeumet gjenerojnë rreth 2 milionë dollarë në vit të ardhura sipas bashkisë, duke u vizituar nga 600,000 njerëz, por mumjet nuk janë lejuar ende të shfaqen në Mexico City.

FOTO GALERI
2/9
Ekzibicionet e tyre janë të pazakonta dhe shpesh kanë nxitur debate mbi paraqitjen e mbetjeve njerëzore, siç është balasamosja e vjetër e trupit të një gruaje po shfaqet mes objekteve të vjetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA