Pritshmëritë e qeverisë britanike për një numër më të vogël shqiptarësh që mbërrijnë me gomone këtë vit krahasuar me vitin e shkuar duket se po zbehen.
David Barrett editor i çështjeve të brendëshne në Daily Mail duke iu referuar shifrave të Home Office, shkruan se “moti i mirë ka bërë që të dyfishohet javën e fundit numri shqiptarëve mbërritur me gomone”.
“Në pesë muajt e parë të 2023 mbërritën në brigjet angleze vetëm 151 shqiptarë. Por në shtatë ditët e fundit ku numër është dyfishuar. Janë 150 shqiptarë mbërritur ditët e fundit”– shkruan Daily Mail të cilës i referohet Top Channel.
Vitin e shkuar ishin rreth 12.301 shqiptarë të cilët përmes gomoneve mbërritën në ishullin britanik. Autoritetet britanike i druhen një vale të ngjashme gjatë kësaj vere.
Për ti paraprirë kësaj situate kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të dekurajuar mbërritjen e shqiptarëve me gomone e mos t’ju besuar reklamimeve në Tik Tok përmes të cilave ofrohen udhëtime me gomone drejt Doverit në Anglinë Jugore.
Në gjashtëmujorin e parë të 2023 numri total i të mbërriturve me gomone nga persona të nacionaliteteve të ndryshme është 10,472.
Një ditë më parë NCA njohur si FBI-ja britanike njoftoi arrestimin e dy shqiptarëve nën dyshimin e përfshirjes në trafikun e shqiptarëve përmes gomoneve dhe me kamionë.
NCA tha se “dy shqiptarë të moshës 34 vjeç u arrestuan në Grays dhe Dagenham në Lindje të Londrës”.
Investigimi për këta dy shqiptarë ka mbledhur prova se ata kundrejt pagesës £2,500 deri £7,500 Gushtin e shkuar nisën nga Franca një gomone me 46 persona shumica shqiptarë.
Ndërsa në dy raste në Tetor-Nëntor 2022 përmes kamionëve trafikuan njerëz nga Belgjika për në Angli.
Chris Farrimond, nga NCA deklaroi se “përmes këtij operacioni ne shkatërruan një grup të strukturuar kriminal pas sjelljes përmes kalimit të rrezikshëm të Lamanshi të një numri emigrantësh”.
Top Channel