Eva Buzo do të jetë gruaja e parë që ka vendosur të kalojë me not kanalin e Otrantos.
36-vjeçarja shqiptare që jeton në Australi, mes datave 20 dhe 30 qershor do të tentojë të kalojë nga perëndimi në lindje, duke mbërritur tokën e Shqiponjave, dhe në veçanti plazhin e Vlorës, duke u nisur nga Otranto.
Mendimi për tu nisur me not drejt vendit të origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.
Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Burimi: The Daily Telegraph
Top Channel