Sharon Stone thotë se doktorët nxitën të birin të merrte qetësuesin e fuqishëm OxyContin: Ndaluan vetëm kur i quajta ‘kartelë drogash’ (fotot)

19/06/2023 21:27

Sharon Stone bëri javës që shkoi nje paraqitje në eventin Art House Gala në nder të fotografes Nan Goldin ku mes të tjerash ndau me publikun dhe një histori të frikshme për një nga djemtë e saj, shkruan revista People.

Aktorja 65-vjeçare dukej elegante me fustanin në ngjyrë bakri të shoqëruar me një varëse perlash elegant në sallën The Bowery në New York.

Ajo tregonte se kur djali i saj u plagos në një aksident me ski u shtrua në spital dhe aty mjekët kewrkonin me insistim t’i jepnin qetësuesin e kontestuar me bazë opiumi OxyContin.

Aktorja e filmit ‘Casino’ thotë se kishte kërcënuar doktorët për përdorimin e qetësuesit duke thënë se nuk donte që i biri të merrte OxyContin, pasi është një drogë me bazë opiumi dhe krijon varësi.

Aktorja ka tre djem Roan, 23 vjeç, Laird, 18 e Quinn, 17 vjeç.

Ajo nuk përmendi se për cilin nga djemtë e saj bëhej fjalë.

Stone pretendon se stafi mjekësor insistonte vazhdimisht se i biri kishte nevojë për OxyContin.

“Për një ditë e gjysmë që ai duhet të vendoste një shufër e disa gjilpëra në këmbë më kërkuan gjashtë herë që ai të merrte mjekimin”, thotë Stone.

“Që prej infermiereve, doktorëve, anestezistët apo njerëz që nuk kishin lidhej fare me situatën, më thonin se im bir kishte nevojë për OxyContin dhe se asnjë mjekim tjetër nuk funksiononte. Asnjë tjetër!’, tregon aktorja duke ngritur dyshimet për influencim të njëanshëm në përdorimin e këtij ilaçi.

Stone tha më tej: “Derisa më në fund nuk durova më dhe i thashë, ‘Nesër do të shkoj te CNN dhe do t’i them që spitali juaj është një kartel drogash”.

“Kjo nuk është se unë nuk jam dakord me qetësuesit, unë vetëm nuk jam dakord me tregtarët e paguar të drogave”, tha Stone.

Artistja e eventit Nan Goldin është gjithashtu themeluese e grupit të ndërgjegjësimit kundër varësisë ndaj mjekimeve me recetë ‘Prescription Addiction Intervention Now’ (PAIN).

Aktorja e njohur shtoi më tej: “Nuk duhet kaluar kufiri mes shëndetit dhe abuzimit me substancat, vëllai im ka qenë në burg për këtë, nuk duhet kaluar kufiri”.

Më herët ajo ka folur me revistën Variety sesi është rritur nga familja, ku babai i ishte punonjës nafte dhe më pas pati një aksident nga i cili më vonë pasi probleme shëndetësore dhe humbi jetën.

FOTO GALERI
3/6
Aktorja ka tre djem Roan, 23 vjeç, Laird, 18 e Quinn, 17 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA