Robbie Williams detyrohet të ndalojë koncertin prej ezaurimit vetëm disa këngë pas nisjes (fotot)

19/06/2023 21:48

Këngëtari i njohur britanik Robbie Williams është detyruar të lërë në mes një koncert në festivalin veror Pinkpop në Hollandë.

Këngëtari i njohur, ish-anëtar i grupit ‘Take That’ po performonte të shtunën para se të dëgjohej t’i thoshte muzikantëve të ndalonin gjithçka: “Ndaloni, ndaloni, jam i mbaruar, nuk vazhdoj dot”.

Por pas një pushimi Williams kishte rinisur të performonte dhe realizoi të gjitha 16 këngët e mbetura.

49 vjeçari Robbie, ishte duke nisur të performonte këngën e tij ‘Monsoon’ kur e pa veten të paaftë.

Ezaurimin e tij ai ia atribuonte shëndetit të dobët dhe pasojave të Covid, nga të cilat duket se nuk e ka marrë veten.

Këngëtari dëgjohej të justifikohej më pas: “Është kjo që quajnë ‘kovid i gjatë’, ndoshta nuk është për moshën time, ju ‘legena’”.

Pas një pushimi të vogël për të marrë frymë, Robbie rinis shfaqjen dhe realizoi koncertin deri në fund.

Robbie thotë se është sëmurur dy herë me Covid, një herë në prill 2020 në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe një herë me pushime në ishullin e Karaibeve St Barts me gruan dhe fëmijët.

Në 2020, Robbie tregonte sa e vështirë kishte qenë periudha e izolimit duke thënë: “Trazirat mendore ishin më të vështirat për izolimin, duket të sigurohesha gjithë kohës që të mos bija në vrimat e mia të zeza”.

FOTO GALERI
2/3
Por pas një pushimi Williams kishte rinisur të performonte dhe realizoi të gjitha 16 këngët e mbetura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA