Qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës patën reduktimin më të fortë të popullsisë gjatë vitit 2022.

Ndonëse e gjithë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 31.8 mijë persona, apo rreth 1.1%, në vitin 2022, Instituti i Statistikave raporton se ishin pikërisht 4 qarqet Gjirokastër, Berat, Dibër dhe Lezhë ato që patën rënie gati tre herë më shumë rënie të popullsisë se mesatarja kombëtare.

Të dhënat e INSTAT, që marrin në konsideratë llogaritjen vjetore të popullsisë, tregojnë se, popullsia e Gjirokastrës pati rënin më të fortë vjetore me 3.5%. Ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.

Normat e larta të vdekjeve, largimeve dhe rënia e lindjeve po e çojnë Gjirokastrën drejt shuarjes, edhe pse qarku është një nga destinacionet më të preferuara për turizëm.

Berati renditet i dyti me tkurrjen më të fortë vjetore të popullsisë me rreth 3.1%. Popullsia e këtij qarku u reduktua me mbi 3600 persona brenda një viti. Pavarësisht se Berati është një nga qarqet më potencialet më të mëdha të turizmit. Qyteti 2000 vjeçar po përthith nga viti në vit mijëra turistë nga e gjithë bota, teksa malet për rreth, me kanionet e Osumit dhe potencialet për zhvillimin e bujqësisë janë motive për të rritur popullsinë e zonës dhe jo për tkurrjen e saj.

Pas Beratit, norma e më e lartë rënies se popullsisë ishte në Dibër me 2,9%. Edhe pse qarku u lidh me Kryeqytetin nëpërmjet rrugës së re që shkurtoi distancën në pak më shumë se një orë, sërish zona po braktiset me shpejtësi.

Pas Dibrës, normën më të lartë të rënies të popullsisë e pati Lezha me 2.6% brenda një viti. Qarku që ka një turizëm bregdetar, që po zhvillohet fort vitet e fundit, u pakësua me 3100 banorë vitin e kaluar, teksa bizneset në zonën janë në emergjencë për punonjës.

Gjithashtu rënie të popullsisë me shumë se mesatarja kombëtare kishin qarqet e Elbasanit (2.5%), Fierit me (2.4%) dhe Korça me (2.5%).

Rënia e popullsie është problemi me serioz që po kalon vendi në dekadën e katërt të tranzicionit. Emigracioni ishte i fortë në tre dekadat e fundit, mirëpo po tani kur popullsia në total është zvogëluar ndjeshëm dhe është plakur, pasojat e zbrazjes janë shumë të dukshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA