Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është përballur me një situatë të pazakontë në Përmet, kur teksa bënte punime, ka parë 30 granata.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballë, kur qytetari që po ndërtonte në banesën e tij, ka konstatuar granatat, që dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe pritet të mbërrijnë forcat xheniere

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Top Channel