Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në Behaj të Mallakastrës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Mjeti tip “Benz” me targa AA 615RX ka marrë flakë në lëvizje ndërsa fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë menjëherë nga automjeti.

Mësohjet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik.

Ndërkohë janë njohtuar zyrtarët zjarrfikës të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Top Channel