“Mallkimi i Titanikut”/ Humbin pesë turistë, paguan shumën marramendëse për një udhëtim në rrënoja

19/06/2023 18:34

Nëndetsja e zhdukur me turistët e Titanikut, thuhet se mbante në bord të paktën pesë persona, sipas BBC, ndërsa misioni kërkim shpëtimit në Oqeanin Atlantik ende vazhdon.

Sipas informacioneve të para, secili nga turistët ka paguar 125 mijë dollarë për t’u zhytur në një thellësi prej 4 mijë metrash dhe në një distancë prej rreth 600 kilometrash nga Newfoundland-i i Kanadasë, për të parë nga afër anijen e famshme. BBC raporton se kostoja që dikush që dëshiron ta shohë nga afër Titanikun është 250 mijë dollarë.

Nëndetësja Oceangate dy vjet më parë filloi të transportonte ekuipazhe të vogla të qytetarëve dhe shkencëtarëve të thjeshtë në rrënojat. Kohëzgjatja e zhytjes në kufomën e Titanikut dhe dalja prej tij zgjat tetë orë.

Titaniku goditi një ajsberg në udhëtimin e tij të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi, më shumë se 1,500 u vranë. Vendndodhja e saktë e rrënojave u identifikua në vitin 1985 dhe që atëherë është hetuar tërësisht.

Kompania private zhvillon misione në thellësi të detit. Sipas kompanisë, pesë persona mund të gjenden brenda nëndetëses. Ky është një pilot, tre të ftuar dhe një “ekspert i përmbajtjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA