Cikloni shkatërrimtar godet Brazilin! Humbin jetën 13 persona, ende 10 të tjerë të zhdukur

19/06/2023 16:57

Një ciklon shkatërrimtar përfshiu Brazilin jugor, duke vrarë të paktën 13 persona, mes tyre foshnjën katër muajshe.

10 persona të tjerë janë ende të zhdukur pas stuhisë, ndërsa autoritetet fillimisht njoftuan për një shifër dyfish më të lartë.

Mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi niveli i ujit u rrit shumë. Disa persona që e patën të vështirë të largoheshin vetë u evakuuan nga autoritetet me helikopter.

Gjithsej mbi 3,700 persona kanë mbetur me shtëpi të dëmtuara, teksa zjarrfikësit e shtetit shpëtuan rreth 2,400 njerëz në dy ditët e fundit.

Brazili është goditur nga një sërë fatkeqësish vdekjeprurëse të motit në vitet e fundit, të cilat ekspertët thonë se po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.

Të paktën 65 persona humbën jetën në shkurt kur shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në shtetin juglindor të Sao Paulos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA