Arbana Osmani tregon unazën e martesës: Festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj

19/06/2023 11:28

Të sapomartuarit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë ditët e para pas dasmës në Toskanë, ku u zhvillua dhe ceremonia martesore.

Çifti vendosën të këtë një event privat, duke mos shpërndarë foto apo video në rrjetet sociale. Ndërsa sot, moderatorja, përmes një shkrimi në “Insta story” ka falënderuar ndjekësit për mesazhet e bukura dhe miqtë që e bënë më të veçantë këtë ditë.

“Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj.

Megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë.

E pakursyer ka qenë ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu sikurse e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, shkruan Osmani.

Moderatorja ka treguar unazën e dasmës dhe disa detaje nga fustani me dantellë i nusërisë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA