Gazetari Sokol Bregu ka apeluar për lirimin e të rinjve të cilët çdo ditë e më shumë arrestohen për kanabis, edhe për gramë të papërfillshme.

Në Top Story për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, Bregu tha se kjo nuk do të rregullojë ‘plagën’ e drogës në Shqipëri.

Nëse ky projektligj do të shtonte që përdorimi i kanabisit në Shqipëri të rritej në Bashkimin Europian siç do rritet. E di si i kemi mbushur burgjet, për 4 gramë i mbushën burgjet me djem të ri. Do të marrë kanabis, le ta marrim. Rrisim dhe gramët dhe mos i çojmë në burg nëse do e liberalizojmë deri në këtë pikë.Nëse ne mund të jemi në një vend si Holanda, se s’po gjejmë dot një mënyrë ekonomike për tu rritur. Kjo nuk do e rregulloj gjithë këtë plagë që ne kemi me drogë”-tha Bregu.

“Po  bëj avokatin e palës tjetër. Po shtim, por Shqipëria kaq do përdorë, se kush do ta gjejë e gjen kanabisin, në gjimnaz, ku të duash ti. Unë personalisht sa herë hyj në pallat erën e kanabisit e kam mësuar nga garazhi poshtë. Kjo ndodh rëndom në gjithë Tiranën. Thonë pse mos ta taksojmë, tani bëjmë edhe një cikël ekonomik me këtë të dukshëm.”-tha Grida Duma.

Cili është problemi i kanabisit tani që mbillet në mënyrë të jashtëligjshmi. E mbjell krimi dhe fiton dhe bëhet më i fortë. Cila është garancia që ne marrin se janë 200 hektarë. I gjithë ky është për eksport, kështu thuhet në projektligj nuk është për Shqipërinë.  Ky nuk rregullon asgjë në Shqipëri, prap atë hashash do pinë ata, dhe që për mendimin tim vjen nga lumi i Vlorës dhe është më i miri, nuk  ka kontaminim.”-tha Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA