Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të giithë vendin.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 27 gradë C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA