
Rama kërkon mandatin e nëntë në Durrës: Votë që negociatat të mos ndërpriten! Çfarë do thotë bufi në Bruksel, ‘do rrisim tavanin’?
21/04 23:05
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin kësaj të diele pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.
Në postimin në Facebook Rama shkruan se së shpejti varkat do jenë në dispozicion të vizitorëve.
Varkat e veçanta turistike të cilat bashkia e Shkodrës do t’i vendosë në dispozicion të vizitorëve, do të financohen me mbështetjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”- shkruan Rama.
Top Channel