Makina me targa kosovare bie në lumin Lepenc/ Shpëton 20-vjeçari, ekipet në kërkim të tre anëtarëve të familjes
18/06/2023 11:30
Një makinë me targa të Kosovës është aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë dhe ka rënë në lumin Lepencn një ditë më parë.
Bëhet fjalë për familje prej katër anëtarësh, ku djali 20 vjeçar ka shpëtuar, ndërsa trupat e prindërve dhe fëmijës tjetër 15 vjeçar nuk janë gjetur ende.
Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën, por pa sukses deri tani. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.
Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Top Channel