Objekti i epokës së bronzit në një gjendje të jashtëzakonshme ruajtjeje, është gjetur në një varr në Bavari.
Shpata e bronzit më shumë se 3,000 vjeçare ishte e ruajtur aq mirë sa që “thuajse ende shkëlqente”, thanë zyrtarët e objekteve arkeologjike në Gjermaninë jugore.
Objekti i fundit të shekullit të 14-të raportohet se u gjet gjatë gërmimeve javës që shkoi në Nördlingen, mes qyteteve Nuremberg e Stuttgart.
Shpata ka një dorezë oktgonale dhe u gjet në një varr me tre persona, një burrë, një grua dhe një djalë të vogël, të varrosur bashkë me disa objekte bronzi, shkruante rrjeti vendas BLfD.
Profesori Mathias Pfeil, tha: “Shpata dhe vendvarrimi duhet të ekzaminohen ende për një kategorizim më të saktë të objekteve, por mund të themi se gjendja e saj e ruajtjes është e jashtëzakonshme. Një zbulim i tillë është i rrallë.”
Zyrtarët shtonin se gjetja e objekteve të kësaj periudhë është e rrallë pasi shumë varreve të vjetra ishin hapur në shekullin e 19 si zbulime individuale, shkruan TheGuardian.
Top Channel