Pogradeci ka çelur sezonin turistik veror gjatë të cilit do të ketë një sërë aktivitetesh për pushuesit që do të zgjedhin qytetin liqenor.
Edhe pse moti i keq bëri që të anulohen shumë nga aktivitetet e parashikuara për çeljen e sezonit sipas organizatorëve për muajin korrik dhe gusht Pogradeci pritet të ketë shumë pushues vendas por edhe të huaj të cilët përveç liqenit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe destinacionet malore dhe ato kulturore.
Artizanët të cilat ofrojnë punimet e tyre për vizitorët shprehen optimiste sa i takon interesit në rritje qoftë nga të huajt por edhe nga vendasit.
Pogradeci kryesisht i përzgjedhur nga mosha e tretë për stinën e verës ka nisur të pasurojë ofertën turistike prej disa vitesh në mënyrë që të shihet si një alternative edhe për moshat më të reja.
Top Channel