Dëshmia e fantazmës pranohet në gjyqin e vrasësit, në rastin të rrallë të 1900-ës (fotot)

17/06/2023 17:59

Në vitin 1897, një burrë i quajtur Erasmus ‘Edard’ Shue u dënua për vrasjen e bashkëshortes së tij Zona, por mënyra sesi u dënua ishte disi e pazakontë.

Sipas dëshmive nga e kaluara, më 23 janar bashkëshortja e Erasmus u gjet nga një djalë i pastrehë.

Zona ishte gjetur në një pozicion të mbledhur e të dhimbshëm në fund të shkalles se baneses. Djali kishte kërkuar ndihmë por para se të vinte mjeku zyrtar Dr. George Knapp, bashkëshorti i saj Erasmus ishte kthyer në shtëpi dhe kishte vendosur Zona në krevatin e tyre.

Ajo ishte veshur me një fustan të madh deri lart në qafë, dhe ishte lënë në krevat, teksa bashkëshorti priste të vinte ekzaminuesi mjekësor.

Doktori nisi të inspektonte trupi e Zona ndërsa Erasmus nisi të panikosej. Kjo bëri që mjeku të ndalonte ekzaminimin e tij dhe vendosi se vdekja kishte ardhur nga shkaqe natyrale.

Çështja u mbyll këtu dhe një funeral me arkivol të hapur u mbajt që të afërmit t’i jepnin lamtumirë gruas. Por kur erdhi radha e tij për t’i dhënë lamtumirën, Erasmus bëri përsëri të njëjtën gjë.

Njerëzit panë se kësaj radhe qafa e Zona-s së ndjerës ishte mbuluar me një shall, ndërsa Erasmus vijonte të ishte gjithnjë e më i nervozuar.

Njerzit asokohe besonin se sjella e burrit vinte nga ankthi i vdekjes apo nga dhibmja.

Zona u varros një ditë më pas në varrëzën kristiane të qytezës.

I vetmi person që kishte dyshime ndaj Erasmus, ishte nëna e Zona, Mary Jane Heaster.

Mary gjithmonë nuk kishte pasur besim te Erasmus, prandaj ajo lutej që të mësohej e vërteta për atë që kishte ndodhur me bijën e saj.

Dhe për fat kjo ndodhi.

Mary tregon më pas se fantazma e bijës së saj i doli përpara dhe i tregoi atë që kishte vuajtur në duart e bashkëshortit.

Fantazma e të bijës i shpjegoi se gjatë një debati për darkën, Zona ishte mbytur nga bashkëshorti që i kishte thyer qafën, madje i tregonte se si mund të ulte kokën prapa prej thyerjes.

Mary kërkoi rihapjen e cështjes dhe prokurori John Preston kishte pranuar.

Hetimet sollën zhvarrosjen e trupi të Zona, ku u zbulua dhe thyerja siç tregohej në fjalët e fantazmës.

Duke hetuar të kaluarën e Erasmus u mesua se ai kishte precedentë dhune dhe një bashkëshorte tjetër e tij kishte vdekur në rrethana misterioze.

Mary gjithashtu dëshmoi në gjyq sesi fantazma e të bijës i kishte treguar gjithçka saktësisht dhe kjo kishte sjellë hetimin e çështjes.

Erasmus u dënua me burgim të përjetshëm në burgun shtetëror, në rastin e parë në histori ku u mor në konsideratë dëshmia e një fantazme, sipas arkivave në SHBA.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA