
27/02 22:37
Çanta “Cargo”, modeli i ri i Hermes, është bërë e famshme nga insistimi i vazhdueshëm i Cardi B për ta blerë atë.
Në programin Artkand me Jetona Koçibellin, Elona Varfi, konsulente e markave të luksit, tregoi veçantinë e kësaj çante. Vlera e saj fillestare kur doli në treg ishte 50 mijë dollarë.
Insistimi i reperes amerikane për ta pasur, bëri që ajo ta blinte 150 mijë dollarë. Tashmë çmimi i çantës është rreth 30 mijë dollarë. Sipas Varfit investimi në koleksione arti dhe të tjera duhet të bazohet mbi rrallësinë e produktit, dhe historikun e veprës.
Top Channel