Katër turistë kanë mbetur të bllokuar në një terren të thepisur në plazhin e Gjipesë gjatë orëve të natës në Himarë.

Katër turistë të huaj u shpëtuan mbrëmjen e të enjtes nga policia e Himarës pasi mbetën të bllokuar në plazhin e Gjipesë.

Të huajt ishin duke eksploruar zonën midis fshatit Ilias dhe zonës së plazhit por për shkak të terrenit të thepisur dhe të vështirë atë mbetën të izoluar brenda një grope. Në ndihmë të tyre shkuan menjëherë uniformat blu dhe shërbimet zjarrfikëse dhe vetëm pas nëntë orësh kërkime u bë e mundur gjetja e katër të huajve, njeri prej të cilëve kishte marrë plagë të lehta në trup pasi ishte rrëzuar.

Turistët pasi u nxorrën nga vendi ku ishin bllokuar, u nisën drejt spitalit dhe pasi morën ndihmë mjekësore u larguan drejt hotelit ku ishin akomoduar.

Kjo është e disata herë që turistët të cilët lëvizin pa guida bllokohen pasi nuk njohin terrenin, ndërsa shpesh kanë humbur dhe jetën.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel