Peshku haluçinogjen që konsumohej nga romakët si ‘drogë zbavitjeje’ (fotot)

16/06/2023 21:47

Romakët e lashtë njiheshin për përdorimin efikas të tokës dhe të burimeve natyrore për një seri shpërbimesh qytetare.

Me tokën romakët tregonin statusin e tyre, ndërsa bimë e kafshët përdoreshin për ushqim, veshje si dhe  qëllime mjekësore.

Por ajo që nuk njihet mirë është se ata përdornin dhe një peshk të quajtur ‘Sarpa’ ose ‘salpa’ si një drogë zbavitjeje.

Edhe sot nuk është e pazakontë që bimët të përdoren si mjekime, por ndoshta është më e papritur të dëgjosh që peshqit përdoreshin nga romakët e lashtë si ushqim me substanca haluçinogjene.

Peshku në fjalë shkakton efekte haluçinogjene kur konsumohet, me njëfarë substance helmuese të lehtë, që manifestohet me “halucinacione të qarta pamore dhe autitive, me trazira në funksionimin e orientimit dhe makthe”, ose trazira të tjera të përkohshme në sistemin nervor qendror të njeriut”.

Ky peshk unik njihet nga vijat e veçanta në ngjyrë floriri që ka anash, dhe gjendet në ujëra me klimë të butë në Atlantik, në brigjet e Afrikës dhe në Mesdhe.

Peshku që noton ngadalë dhe është i lehtë për t’u kapur, njihej nga romakët që ndillte halucinacione të tipit të drogës LSD, aq sa dhe në gjuhën arabe quhet me emrin që do të thotë “peshku që nxit endrra”.

Ndërsa në rajonin e Polinezisë peshku përdoret në mënyrë ceremoniale për efektet e mishit të tij.

Një studim i vitit 2012, për halucinacionet e shkaktuara nga kjo specie, pretendonte se efektet vijnë nga dieta e peshkut me fitoplanktone, edhe pse nuk dihet nga burojnë saktësisht toksinat.

Peshku është bërë i njohur prej vitit 2006, nga disa artikuj për restorantet turistike në Mesdhe.

Në 1994, një burrë 40 vjecar kishte mbetur për pak kohë i sëmurë pasi konsumoi ‘Sarpa salpa’ të pjekur, gjatë pushimeve në bregdetin francez, teksa thoshte se ‘dëgjonte kafshë që ulërinin’ teksa kthehej në dhomën e tij, dhe u detyrua të shtrohej në spital për 36 orë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA