‘Nostradamusi modern’ kërkon ‘mendje të hapur’ për sekretet që fsheh Antarktida (fotot)

16/06/2023 17:59

Vizionari brazilian Athos Salomé, i njohur ndryshe si Nostradamus-i i kohëve moderne ka thënë se kontinenti akullt në jug të tokave përmban mistere të pafundmi prandaj njerëzit duhet të mbajnë mendjen e hapur për atë që mund të fshihet aty.

Athos i cili njihet si parashikues i të ardhmes, pohon se Antarktida ka ende sekrete të pazbuluara që mund të përcaktojnë të shkuarën e të ardhmen, shkruan rrjeti britanikDailyStar.

Athos Salomé, i cili pretendon se kishte parashikuar përhapjen e koronavirusit, blerjen nga Elon Musk të rrjetit Twitter apo dhe vdekjen e mbretëreshës britanike, mendon se kontinenti misterioz “ruan prova të civilizimeve të lashta shumë më të avancuara se ky aktual, madje dhe baza aliene”.

Vizionari brazilian bënte komente të ngjashme me teori të shumta në rrjet mbi eksplorime të hershme sekrete të Antarktidës nga ushtritë naziste e aleate gjatë Luftës II Botërore, për të zhvilluar aktivitete të panjohura nga njeriu: “Një nga enigmat më intriguese të Antarktikës është teoria e strukturave gjigante të nëndheshme, ajo e civilizimeve të lashta apo super të avancuara, të varrosura nën akullin e saj”.

“Disa teori konspiracioni sugjerojnë se strukturat e atjeshme janë provë e civilizimeve të avancuara prehistorike apo dhe të bazave aliene”.

“Megjithse shumë nga këto teori konsiderohen fantastike, ne nuk mund të mohojmë mundësinë se Antarktika mban shumë sekrete që ende nuk janë zbuluar”.

Një nga misteret që tërhiqte Athos është teoria e “Vrimës së Antarktidës”.

Hyrja gjigante nëntokësore e përfolur shpesh nuk është provuar se ekziston por imazhe të saj janë shfaqur në media, duke spekuluar se mund të jetë një civilizim i panjohur, një bazë aliene, ose një strehim i nazistëve të lartë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Athos shtonte: “Megjithse është e vështirë të konfirmohet vërtetësia e pohimeve, është interesante të mendosh se ka struktura të fshehura nën akull që ende nuk i janë zbuluar botës.

Ajo që dihet me siguri është se kontinenti ka të paktën 400 liqene nën akull, të mbyllur prej miliona vitesh nga atmosfera.

Dhe megjithë izolimin e liqeneve nga akulli, në to ekzistojnë forma jete.

Athos shton: “Këto zbulime ngrejnë dyshime për ekzistencën e jetës komplekse në rajonet e paeksploruara. Prandaj Antarktida mbetet një nga vendet më enigmatike të planetit tonë dhe duhet të mbajmë mendjen e hapur për atë që mund të gjendet atje, pasi ajo nuk është eksploruar.

FOTO GALERI
2/5
Vizionari brazilian bënte komente të ngjashme me teori të shumta në rrjet mbi eksplorime të hershme sekrete të Antarktidës nga ushtritë naziste e aleate gjatë Luftës II Botërore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA