Një nga misteret më interesante të botës së lashtë duket se është zgjidhur.
Pas vitesh spekulimesh dhe teorish të çuditshme konspirative, shkencëtarët besojnë se më në fund kanë gjetur arsyet pse qytetërimi Maja u zhduk pasi lulëzoi për mijëra vjet.
Si dhe pse popullsia prej 19 milionë njerëzve mund të shpërbëhej papritur është konsideruar prej kohësh një nga misteret më intriguese të botës antike.
Ndërsa pasardhësit e tyre mund të gjenden ende në të gjithë Amerikën Qendrore, Mayat braktisën qytetet e tyre në shekullin e 8-të ose të 9-të.
Ultësirat e urbanizuara të Gadishullit Jukatan, si Tikal, u shndërruan nga qytete të zhurmshme në gërmadha gjatë një periudhe prej 100 vjetësh, por askush nuk e dinte saktësisht pse.
Kanë dalë shumë teori për atë që ndodhi, si lufta dhe pandemitë, dhe shumë të tjerë besojnë se kanë ndodhur pushtime të huaja ose forca të mbinatyrshme.
Në librin e tij të vitit 2005 Collapse, gjeografi, historiani, ornitologu dhe shkrimtari i shkencës popullore amerikane Jared Diamond teorizoi se një thatësirë e zgjatur, e përshpejtuar dhe e përkeqësuar nga shpyllëzimi, ishte pika e fundit që shkaktoi shembjen e një qytetërimi të jashtëzakonshëm.
Një studim zbuloi se prerja e shumë pemëve për t’i lënë vend bujqësisë dhe karburantit për gatim dhe ndërtimet e tyre mahnitëse çuan në një ulje të aftësisë së tokës për të thithur rrezatimin diellor.
Si rezultat më pak ujë avullohej, që do të thotë më pak re dhe 5-15% më pak shi gjatë një shekulli.
Top Channel