Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në shtratin e një kanali me ujë vaditës në Mat.

Familjarët e të riut E.GJ., lajmëruan policinë e Matit rreth orës 23.35, të mbrëmjes së djeshme, se 25-vjeçari kishte shkuar në pyll për të mbledhur kërpudha por nuk ishte kthyer ende në banesë.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkime në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është gjetur trupi i tij i pajetë

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë: “Policia Mat, rreth orës 23.35, të mbrëmjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

Top Channel