Jared Leto ngjitet në Castello Sforzesco në Milano pa mbrojtëse dhe pa autorizim, habit kalimtarët

16/06/2023 11:23

Aktori, modeli dhe këngëtari pasi ka përfunduar albumin e tij të ri, është parë duke u ngjitur në një mur të Castello Sforzesco në Milano.

Pa një rrip mbrojtës, pa marrë asnjë autorizim, ai ka përdorur parregullsitë e murit si mbështetëse dhe mbajtëse. Artisti ekcentrik 51-vjeçar, i cili u shfaq në Met Gala-në e fundit, i veshur me një kostum Choupette, është një alpinist profesionist.

Ai ka bërë bujë kur zgjodhi të ngjitej në hotelin ku qëndronte në Berlin, përmes murit me duar e këmbë.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA