Kryeministri Albin Kurti ka nxjerrë hartën e territorit ku u rrëmbyen dje tre policë nga forcat speciale serbe.

Në konferencën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se janë gjetur prova në vendin ku u rrëmbyen policët, që sipas tij dëshmon qartë se ngjarja ishte brenda kufijve.

Kurti tha se është në pritje të reagimit zyrtar të KFOR-it.

Ajo që më habit është se pse nuk del KFOR-i me sqarim që ishte në vend te ngjarjes. Ky vend qartazi është në Republikës së Kosovës. Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës.

Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura, njësia speciale antiterroriste e Serbisë dhe njësia speciale ushtarake me të cilat duhet të merret KFOR-i. Janë gjetur gjurmë, pranga të plastikës, çizme të huaja që shkojnë në drejtim të Serbisë”-tha Albin Kurti në konferencë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA