E dashura 33-vjeçare e Silvio Berlusconi përlotet teksa arkivoli nxirret nga katedralja, bashkë me fëmijët e dy martesave të ish-kryeministrit (fotot)

15/06/2023 15:25

Pesë fëmijët e manjatit italian të mediave e biznesit Silvio Berlusconi i dhanë sot atij një lamtumirë të përlotur në katedralen e Milanos, bashkë me të dashurën e 83-vjeçarit, Marta Fascina, teksa autoritetet kanë shpallur dhe një ditë zie kombëtare për ish-kryeministrin.

56 vjeçarja Marina, 54 vjeçari Pier Silvio, nga martesa e parë e Berlusconi me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio – si dhe Barbara, 38 vjeçe, Eleonora, 37, e Luigi, 34 – nga martesa e dytë e të ndjerit me Veronica Lario – janë tashmë në qendër të vëmendjes prej zhurmave se cili dhe sa, do të përfitojnë nga pasuria e babait që llogaritet në më shumë se 5 miliardë euro.

E dashura e tij 33-vjeçare Marta Fascina ishte ulur në radhën e parë të karrigeve, teksa funerali kishte mbledhur shumë politikanë, liderë biznesi e klubesh sportive, ndërsa tifozë të  AC Milan e anëtarë të publikut ishin bashkuar në homazhe jashtë katedrales në sheshin Duomo.

Marina, bija e madhe e Berlusconi drejton aksionet e familjes në grupin gjigant shtetëror industrial italian Finindustria, teksa shihej sot e përlotur në arkivolin mbi altar.

Fascina gjithashtu duket se ka një vend të përcaktuar mirë në familje, teksa megjithëse nuk u martua me Berlusconi-n, kishin shkëmbyer unaza në një cermeoni simbolike dhe ai e quante publikisht “gruaja ime”.

Kritika të shumta janë ngritur në Itali për nderimet shtetërore ndaj ish-kryeministrit të mbushur me skandale financiare, seksuale e tregtare, por që duket se nuk reduktuan numrin e pjesëmarrësve në nderime.

Por megjithë kontestimet autoritetet shpallën sot “ditë zie” për vdekjen e një prej njerëzve të kredituar si me më shumë influencë në dekadat e fundit në Itali, kryesisht me mediat e tij televizive.

Marta Fascina, raportohet se kishte qëndruar pranë tij në orët e fundit teksa vdiste nga një tip i rrallë kanceri në gjak.

Shërbesa funebre u drejtua nga kryepeshkopi i Milanos Mario Delpini, i cili nuk u shpreh me shumë shkëlqim mbi trashëgiminë e kontestuar të Berlusconi-t në fjalën e tij të eulogjisë.

FOTO GALERI
4/14
Fascina gjithashtu duket se ka një vend të përcaktuar mirë në familje, teksa megjithëse nuk u martua me Berlusconi-n

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA