Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada
Dy të adoleshentë nga Kalamata në Greqi, të cilët po udhëtonin me patina, janë përplasur me një makinë.
Djali 15-vjeçar i cili po ngiste patinën, kishte marrë para dhe një vajzë duke ia penguar pamjen para. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku mjekët u detyruan ta intubonin pasi humbi ndjenjat.
Sipas ERT, skanimi i CT të cilit iu nënshtrua 15-vjeçari zbuloi një frakturë të kafkës dhe një hematomë të mundshme të brendshme. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës dhe sot në mëngjes, 15-vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në spitalin e Athinës.
Nga të dhënat e policisë, djali së bashku me patinën kishin përfunduar poshtë makinës, ndërsa vajza kishte goditur xhamin e përparmë të mjetit.
Top Channel