Mbante binjakët dymuajsh në një arkë në pjesën e pasme të biçikletës, dënohet me burg nëna 36-vjeçare

14/06/2023 11:34

Një nënë 36-vjeçare në Indiana të SHBA-së e cila mbante binjakët e saj dymuajsh në një arkë në pjesën e pasme të biçikletës, është dënuar me një vit burg.

36-vjeçarja Blossom Kirby u arrestua qershorin e kaluar dhe në fotot që janë bërë në atë kohë, foshnjat në arkë shihen të veshura vetëm me pelena dhe rrezet e forta të diellit binin mbi to.

Binjakët, një djalë dhe një vajzë, nuk kishin pajisje mbrojtëse dhe arka ishte e lidhur me biçikletën vetëm me një litar.

Policia ishte njoftuar nga fqinjët, të cilët e kishin parë 36-vjeçaren të rrëzohej nga biçikleta.

Nëna 36-vjeçare kishte debatuar me policinë dhe i kishte thënë se i mban gjithmonë fëmijët në këtë mënyrë  sepse nuk kishte makinë. Sipas saj kjo mënyrë transporti nuk kishte asnjë problem për të.

Foshnjat u dërguan më pas në një spital, ku mjekët përcaktuan se kishin pësuar djegie nga dielli dhe disa gërvishtje.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA