Autobusi ‘666’ drejt qytetit polak ‘Hel’, ndryshon numër prej ankesave të besimtarëve kristianë (fotot)

14/06/2023 21:44

Në disa këngë perëndimore kemi dëgjuar më parë vargje si “rruga drejt ferrit është e mbushur me ‘qëllime të mira’”, por ky autobus drejt qytetit polak Hel me numrin sugjestionues të së keqes, është kuptuar tashmë se nuk kishte qëllime fare të mira.

Besimtarë të vëmendshëm konservatorë kristianë në Poloni u ankuan me të drejtë se mjeti me numër “666” dhe me destinacion Hel (në anglisht “ferri” quhet “hell”), kishte qëllime djallëzore pasi numri i tij përfaqëson Satanin dhe shkon drejt një vendi që tingëllon si “hell.”

“Atëherë ne po e përmbysim një nga numrat 6 me kokë poshtë!” njoftonte dje kompania e autobusëve per ndryshimin.

Marcin Szwaczyk i grupit të autobusëve PKS në Gdynia tha për agjencinë Reuters se po bënte ndryshimin pasi merrte ankesat nga grupe të shumtë besimtarësh.

Ata thanë se drejtuesit pranuan prej morisë së letrave dhe kërkesave që u dërgoheshin, për ndryshimin e simboleve dashakeqe, kryesisht për numrin e pazakontë të linjës, tha përfaqësuesi Szwaczyk.

Autobusi i etiketuar çuditërisht me numrin e dja llit  666 kryente itinerarin nga Dębki drejt qytezës së Hel, që kthehet në një destinacion turistik në sezonin veror.

Numri i ri duket se qetësoi disa klientë të shqetësuar ashtu si dhe turistë të huaj, që tashmë po i shikojnë gjithnjë e më shpesh në media simbolet e të ligës.

“Çfarë i mbetet Hel po nuk kishte atë numër,” komentonte një përdorues në njoftim.

Por vëmendja negative ndaj fenomenit ka ardhur prej vitit 2018 kur grupi kristian Fronda tha se linja e autobusit ishte një mjet “i përhapjes së propagandës anti-kristiane.”

“’Hell’(ferri) është mohimi i natyrës njerëzore. Është vdekje dhe vuajtje e përjetshme,” shkruante asokohe grupi kristian në artikullin e ankesës. “Ata që qeshin me këtë realitet janë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë se çfarë kjo përfaqëson”.

Dhe në fakt kompania e autobusëve vijonte me provokimet e saj duke thënë se megjithëse ka nisur shërbimi me numër ‘669’ gjatë verës, numri i keq mund të rikthehet nëse e kërkojnë mjaftueshëm pasagjerë.

“Në fakt nëse ka reagim të mjaftueshëm numri tjetër do të rivendoset, pasi ne duhet të plotësojmë kërkesat e pasagjerëve tanë”, tha përfaqësuesi.

FOTO GALERI
1/4
Besimtarë të vëmendshëm konservatorë kristianë në Poloni u ankuan me të drejtë se mjeti me numër “666” dhe me destinacion Hel (në anglisht “ferri” quhet “hell”), kishte qëllime djallëzore

Top Channel