‘Astronauti’ i gdhendur në katedralen e shekullit të 16-të nxit teoritë e udhëtimit të mundshëm në kohë (fotot)

14/06/2023 21:14

Katedralja e Salamanca në Spanjë daton prej shekullit të 12-të apo 13-të dhe mburret me disa nga gdhendjet ornamentale më të njohura, mes të cilave duket se shihet dhe një “astronaut” misterioz që i zbukuron muret.

Ky i fundit me të drejtë është pikasur nga entuziastët e teorive të udhëtimit në kohë të cilët avancojnë ide nga më të pabesueshmet për krijimet artistike.

Katedralja e Salamanca përbëhet nga dy kisha më të vjetra, ndërsa pjesa më e re e saj është ndërtuar në shekullin e 16-të sipas historianëve.

Vendi i mrekullueshëm është më i famshmi në qytet prej arkitekturës së pabesueshme.

Por kozmonauti që mund të shihet në muret e saj i veshur me atë që njohim sot si kostum hapësire, çizme e helmetë, ka nxitur teoritë e konspiracionit se kjo mund të jetë provë e udhëtimit të mundshëm në kohë.

“Një astronaut në katedralen e Salamanca: Kjo është provë absolute e udhëtimit në kohë,” shkruan një përdorues në rrjetin Twitter.

Por megjithë ushtarin e dukshëm të hapësirës, të tjerë thonë se ka një shpjegim të thjeshtë për fenomenin.

Skeptikët thonë se astronauti mund të jetë një tipar i shtuar së fundmi në restaurimin e vitit 1992, nga Jeronimo Garcia që mund të ketë shtuar disa aspekte moderne ndaj veprës, edhe pse nuk dihet arsyeja.

Ngjarja i shtohet detajeve të tjera inkoherente të pikasura në vepra të lashtësisë siç ka qenë një, në dukje celular modern në një pikturë të rreth 100 viteve më parë.

Umberto Romano kishte realizuar pikturën ‘Pynchon në Springfield’ në vitin 1937, rreth 70 vjet para se të dilte në publik celulari parë Apple.

Çuditërisht figura e pikturuar shihet të kapë celularin duke “lëvizur me gusht” sikur të ishte kontrolluar llogarinë në Facebook ose Twitter. Edhe per kete çështje opinionet dhe teoritë varionin mes disa ekstremeve.

FOTO GALERI
2/5
Mes tyre duket se shihet dhe një "astronaut" misterioz që i zbukuron muret.

Top Channel