
Afrime, por edhe largime nga Tirana. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka zyrtarizuar “divorcin” me mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Kristjan Toshevski.
29-vjeçari i ka dhënë fund përvojës trevjeçare me klubin me të titulluar në Shqipëri, në radhët e të cilit ka festuar edhe një titull kampion.
Njoftimi i Tiranës
“KF Tirana njofton largimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falënderojmë Toshevskin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij.”
Kristjan Toshevski ka qenë pjesë e formacionit titullar të Tiranës, çka vërtetohet edhe nga numri i lartë i ndeshjeve në Superiore në tri sezonet e fundit (84).
Top Channel