Ndodhen në spital, publikohen fotot dhe vizatimet prekëse të fëmijëve që shpëtuan në xhungël

13/06/2023 09:57

Janë publikuar fotot e para të katër fëmijëve që mbijetuan për mrekulli për 40 ditë në një xhungël kolumbiane.

Leslie, 13 vjeç, Soleini, 9 vjeç, Tien Noriel 4 vjeç dhe Christine, 1 vjeç po trajtohen në një spital ushtarak në kryeqytetin kolumbian, Bogota.

Gjithashtu janë publikuar dhe vizatimet e para që kanë vizatuar fëmijët në spital, të cilat janë mjaft prekëse. Në vizatimr shihet qeni i cili mori pjesë në operacionin për gjetjen e tyre që nga momenti i zhdukjes.

Qeni ndihmoi në gjetjen e katër fëmijëve që u zhdukën më 1 maj, kur avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua, duke vrarë nënën e tyre, pilotin dhe kreun e një fisi indigjen.

Fëmijët ia dhanë vizatimet kreut të Forcave të Armatosura të Kolumbisë, Plakut Giraldo, kur ai i vizitoi në spital dhe i kërkuan që t’ja jepte personit që kujdesej për qenin e quajtur Wilson.

Në vizatimin e Lelsy-t, Wilson gjashtëvjeçar shihet pranë një lumi plot me peshq, një pemë, disa lule të verdha dhe një diell të ndritshëm. Soleini pikturoi Wilson pranë një peme, një lule, dielli që shkëlqen dhe një flamur kolumbian me mesazhin “i bekuar gjithmonë”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA