Fotot/ Leonardo DiCaprio shijon pushimet me një vajzë misterioze në jahtin luksoz në Bregun e Amalfit

13/06/2023 17:24

Aktori i famshëm i Hollyëoodit, Leonardo DiCaprio po shijon pushimet në një jaht luksoz në Bregun e Amalfit.

48-vjeçarit iu bashkua edhe babai i tij George, 79 vjeç, njerka Peggy Farrar dhe mbesa e tij, Normandie.

Leo preferoi të merrte rreze dielli me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Pushimet familjare të aktorit vijnë vetëm disa ditë pasi Gigi Hadid dhe Leonardo shijuan një tjetër mbrëmje me babanë dhe njerkën e tij në Londër.

Supermodelja dhe aktori fitues i çmimit “Oscar” u panë të dy duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër, të mërkurën.

Kjo shënoi natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytet, pasi ata shkuan për darkë me prindërit e Leos në China Tang të martën.

Romanca e çiftit thuhet se mbaroi në shkurt, por pavarësisht përfundimit të lidhjes së tyre të shkurtër, të dy u panë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

Leonardo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babanë e tij, i cili u nda nga nëna e aktorit menjëherë pasi ai lindi dhe u martua me Peggy Farrar dy dekada më vonë, në vitin 1995.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA