Sekuoja, pema më e madhe e botës që i reziston dhe zjarreve pyjore (fotot)

12/06/2023 21:49

Pylli i sekuojave gjigante që gjendet në parkun kombëtar të Tulare në Kaliforni, është i vetmi vend ku pemët e përmasave mitologjike kanë mbetur ende në këmbë dhe arrijnë deri në 90 metra lartësi.

Një prej tyre e quajtur General Sherman Tree është më e madhja në botë, e matur me masën dhe vëllimin e saj, duke u ngritur 83 metra e gjatë dhe 11 metra në diametër në bazën e saj.

Ndërsa pesë metra mbi bazën e rrënjës së saj, trungu i Sherman Tree është 5.3 m në diametër.

Sekuojat e Kalifornisë llogariten të jetë nga 2500 deri në 3000 vjeçare.

Megjithëse sekuojat janë pemët më të mëdha në botë ato kalohen në diametër nga baobabi afrikan apo dhe qiparisët Montezuma, por me volumin e tyre dhe jetëgjatësinë e disa mileniumeve, ato konsiderohen organizmat më të vjetër të tokës.

Sekuojat më të mëdha arrijnë lartësinë e një ndërtese 26-katëshe dhe janë organizmat që rriten më shpejt në tokë po të marrin në konsideratë masën e shtuar vjetore.

Në shumë aspekte ato i përshtaten zjarreve pyjore prej lëkurës shumë rezistente dhe boçeve të tyre që besohet se hapen vetëm pas zjarreve, shkruan Wikipedia.

Sekuojat më të mëdha janë më rezistente prej trungut të tyre të fortë dhe kurorës së lartë të gjetheve.

Pemët më të vjetra janë më rezistente ndaj zjarrit por dëmtimet e vazhdueshme mund të shkaktojnë çarje dhe depërtim të kërpudhave që shkaktojnë kalbjen.

Gjithsesi pemët misterioze janë një fenomen i pashpjeguar tërësisht nga shkenca dhe shumë teori thonë se janë gjurmë të së kaluarës së pemëve dhe qenieve gjigante te tokës, njohuritë e të cilës sot janë larg ndërgjegjies së përgjithshme njerëzore.

FOTO GALERI
3/6
Sekuojat e Kalifornisë llogariten të jetë nga 2500 deri në 3000 vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA