Përvjetori i 10-të i BTS: Evolucioni i stilit dhjetëvjeçar i sensacionit të pop-it korean

12/06/2023 17:52

Kjo javë shënon 10 vjet që kur sensacioni i K-pop, grupi BTS shpërtheu në skenën muzikore të Koresë së Jugut me single-n e tyre “2 Cool 4 Skool”.

Të veshur njësoj me një mori zinxhirësh të trashë në qafë, kapele bejsbolli dhe flokët si gjemba iriqi ky ishte imazhi i shfaqjes së parë zyrtare të grupit në qershor të 2013-ës.

Pas një dekade, 7 anëtarët e BTS janë jo vetëm si grup por dhe si individë të njohur si ikona të modës në mbarë botën.

Në vitin 2021, Louis Vuitton e shpalli grupin “Ambasador të markës”, ndërkohë që si individë, Suga, Jimin dhe Jungkook nënshkruan marrëveshje fitimprurëse, respektivisht si fytyra të Valentino-s, Dior-it dhe Calvin Klein-it.

Ky evolucion i stilit është shoqëruar me një ndryshim të madh në imazhin e grupit duke i transformuar nga imazhi i djemtë e këqij me flokët e pakrehur në imazhin e djemve elegantë dhe me shije.

Askund nuk është më e dukshme ky ndryshim sesa në tapetin e kuq, aty ku grupi për herë të parë u shfaq i veshur thuajse identik e vit pas viti parakalonte aty duke treguar se ata po zotëronin më së miri artin e veshjes.

Për ta vërtetuar këtë të fundit mos shkoni shumë larg por një vit më parë në tapetin e kuq të Grammy-t 2022, ku ata u shfaqën të veshur e të kombinuar si ansambël nga veshjet e Luis Vuitton.

Se sa ky ndryshim është meritë e djemve të BTS, më shumë se sa e menaxhmentit që merret me imazhin e tyre, vetëm mund ta supozojmë.

Një nga stilistët që ka kuruar grupin për shumë vite ka thënë se vetëm RM dhe V kanë interes për modën. Grupi gjithashtu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të modës përfshirë Anthony Vaccarello të Saint Laurent dhe drejtoreshën krijuese të Dior, Kim Jones.

Jin, Suga, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook janë tani ikona të modës perëndimore që konkurrojnë, (një pjesë e tyre), me tregun e modës luksoze në Korenë e Jugut. Ndaj dekada e ardhshme mund të jetë edhe më fitimprurëse se e kaluara për djemtë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel