Dhoma me lojëra për të rritur, nuditet dhe rregulla të rrepta. Brenda anijes me të çuditshme në botë, aplikuesit duhet të pranojnë disa kushte Edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë që nga lajmi se ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë, është vendosur që trashëgimia e një prej personave më të pasur të ndahet mes pesë fëmijëve të tij.
Agjencia mediatike Ansa ka treguar se pasuria prej më shumë se 4 miliardë eurosh do të ndahet tek fëmijët e politikanit, të cilat kanë ardhur në jetë nga dy martesa.
Pritet të zbulohet para noterit nëse gruaja e tretë Marta Fascina, e cila u martua vetëm simbolikisht pa asnjë të drejtë ligjore, të marrë pjesë në ndarjen e rëndësishme të pasurisë së Berlusconit.
Nga deklarata e pasurisë në vitin 2021 e paraqitur nga Berlusconi në Parlament ka një shumë të tatueshme prej gati 18 milionë eurosh.
Megjithatë, tema qendrore e trashëgimisë është ndarja e aksioneve të kompanive, të cilat gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm.
Nëse në vend të testamentit të tij Berlusconi do të kishte rregulluar ndryshe një të tretën e trashëgimisë në disponueshme, Barbara, Eleonora dhe Luigi mund të bëheshin pronarë të 45% të pasurisë.
Top Channel