Në një raport të publikuar sot nga Dhoma e deputetëve Komisioni i punëve të Brendshme për Azil dhe Migrim në Britaninë e Madhe, në vitin 2022, më shumë se 1/4 e personave që kaluan Kanalin Anglez me gomone erdhën nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.
Në raportin e detajuar përfshihet edhe një sondazh i kryer në Kukës, një ndër vendet me më shumë emigrantë që janë larguar drejt Britanisë së Madhe.
Sondazhi u krye nga organizata ndërkombëtare jofitimprurëse sociale dhe ekonomike joqeveritare Swiss Contact .
Hulumtimi konstatoi dëshirën e madhe të një pjesë të konsiderueshme të popullsisë për tu larguar për kushte më të mira ekonomike.
Nga 35% e të anketuarve në sondazhin e kryet në Kukës, 59% thanë se donin të migronin në Angli.
Sondazhi i Qarkut Kukës tregoi se problemet kryesore janë:
58% thanë koston e lartë të jetesës
43% migrim i të rinjve
42% mungesa e mundësive të punësimit
37% papunësia e të rinjve
35% varfëria
21% mungesa e nevojave bazë
42% janë pajtuar plotësisht se ‘nuk ka alternativë tjetër për të rinjtë në komunitetin tim, por të emigroj jashtë vendit me të gjitha mjetet e mundshme’
31% ranë dakord fuqimisht se migrimi i paligjshëm nga anëtarët tanë komuniteti është një fenomen që nuk mund të ndalet
Në raport theksohet se Kukësi është qarku më i varfër në Shqipëri. Treguesit e zhvillimi socio-ekonomik në shumicën e rasteve ka shifra shumë të ulëta, me 30–40% (ose më shumë) nën mesataret kombëtare.
70% e individëve të punësuar në qarkun e Kukësit operojnë në sektorin e bujqësisë, 5% në industri dhe pjesa tjetër në sektorin e shërbimeve.
Top Channel