“Ndërtojmë përsosmërinë së bashku”, eventi që mblodhi në një vend arkitektët e Tiranës

10/06/2023 12:30

Alumil Albania, një nga emrat më të mëdhenj dhe më të besuar në prodhimin e sistemeve alumin në mbarë botën, organizoj eventin e radhës “Building Excellence Together” në bashkëpunim me Pik Ark Tirana.

Në këtë event morën pjesë mbi 100 arkitektë dhe inxhinierë të pasionuar pas botës së ndërtimit, ku shkëmbyen idetë dhe përvojat e tyre. Ata diskutuan rreth sfidave dhe tendencave të fundit të dizajnit dhe ndërtimit, si dhe u informuan për materialet inovative që janë në dispozicion për të krijuar hapësira të mrekullueshme për të jetuar.

Një moment i veçantë i këtij eventi ishte prezantimi nga Menaxheri i Përgjithshëm i Alumil Albania, Z. George Batsakis. Ai paraqiti para partnerëve vizionin dhe strategjinë e kompanisë për të ofruar produkte dhe materiale të cilësisë së lartë si dhe teknologjinë e fundit për të siguruar një performancë të shkëlqyer dhe efikase në projektet e ndërtimit.

Për ti shtuar më shumë emocione eventit, u organizua një shorte ku disa të pranishëm patën mundësinë të fitojnë një udhëtim biznesi ekskluziv në zyrat qendrore të Alumil si dhe argëtim në qytetin e Selanikut, një destinacion i njohur për arkitekturën dhe kulturën e tij.

Atmosfera gjatë eventit në ambientet moderne të “Të Du Ktu” ishte e ngrohtë dhe argëtuese, ku tingujt e DJ-it krijuan një mjedis të këndshëm dhe një mundësi të mirë për të shkëmbyer kontakte profesionale dhe për të ndarë projektet e ardhshme në fushën e arkitekturës. Iniciativa të tilla zhvillohen vazhdimisht nga Alumil Albania me profesionalizëm dhe përkushtim për të mbështetur arkitektët dhe inxhinierët në çdo hap që ata ndjekin.

Duke ofruar sisteme të avancuara dhe teknologji inovative Alumil Albania vazhdon të jetë partner në ndërtimin e objekteve premium me standartet më të larta në fushën e ndërtimeve në vendin tonë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel