Elon Musk ka dhënë opinionin e tij mbi kompletin e ri të ‘realitetit virtual’ nga grupi Apple, duke u thënë ndjekësve të tij se “kërpudhat psikodelike janë më të mira”, dhe shumica e përdoruesve të rrjetit Twitter ishin dakord me të.

Në një postim të tipit ‘meme’ ai vendoste imazhin e kompletit të ri me syze dhe kufje ‘Vision Pro’ përkrah një pakoje me kërpudha magjike të thara, duke bërë krahasimin: “Kompleti i realitetit virtual nga Apple $3,500, në krahasim me realitetin e stimuluar virtual të kërpudhave magjike që kushton vetëm $20”.

Komenti i tij ishte shikuar më shumë se 60 milionë herë dhe pëlqyer më shumë se 800,000, duke shkaktuar një “falimentim” të mundshëm të produktit të shumë promovuar të kompanisë teknologjike .

Mijëra përdorues në rrjetin Twitter përgjigjeshin me me ironi duke thënë: “Tani e kuptojmë se nga ka ardhur ëndrra për të shkuar në Mars,” duke sugjeruar se Musk duhet të kishte konsumuar kërpudhat para se të niste programin e tij hapësinor.

Përdoruesja tjetër @HannahStraight komentonte: “Sapo realizova një video duke përdorur kërpudhat magjike dhe mund të konfirmoj plotësisht se funksionojnë shumë më mirë se kompleti i realitetit virtual”.

Komentuesi @CharlesPerey konfirmonte: “Sipas opinionit tim personal kjo është korrekte!”

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Elon flet për preferencën e tij për kërpudhat magjike , teksa dhe në një artikull të  New York Times ai evidentonte avantazhet e kërpudhave dhe ingredientit të tyre psikoaktiv MDMA, në krahasim me alkoolin.

Kreu i Tesla ka shprehur më parë mbështetjen për substancat psikodelike në kundërpërgjigje të një komenti nga miliarderi Marc Andressen.

Ai thoshte: “Kam folur me shumë njerëz që janë ndihmuar nga kërpudhat magjike dhe përmbajtja e tyre psikodelike, etamina, SSRI apo amfetamina”.

Zhvillimi vjen megjithëse produkti i ri i Apple ka marrë vlerësime “ të shkëlqyera” nga gazetarët e teknologjisë.

Pasi provoi kompletin e ri të kompanisë, opinionisti i njohur i teknologjisë në YouTube, Marques Brownlee e quante elementin e ndjekjes së syrit të aparatit, “magjik.”

Të tjerë gjithashtu e vlerësonin maksimalisht, por nuk cilët prej tyre janë ‘të pavarur’ e cilët ‘të paguar’.

Vetë Apple shkruante në faqen e saj të internetit: “Mirëseerdhët në epokën e kompjuterimit hapësinor, teksa Apple Vision Pro kombinon në menyrë perfekte përmbajtjet dixhitale me hapësirën tuaj fizike”.

FOTO GALERI
1/5
Elon Musk u tha ndjekësve të tij se “kërpudhat psikodelike janë shume më të mira” se kompleti i ri të ‘realitetit virtual’ nga grupi Apple

Top Channel