Të riut i ndalohet të fluturojë me linjat britanike për 10 vjet për arsye të emrit të tij (fotot)

09/06/2023 18:03

Kieran Harris po tentonte të rezervonte biletën e tij të pushimeve drejt Alicante në Spanjë me linjat ekonomike easyJet – por e pa veten të bllokuar pasi kishte të njëjtin emër me një ish pasagjer famëkeq që ishte ndaluar për 10 vjet nga kompania.

I riu i sapo diplomuar kërkonte të shkonte në Spanjë në fund të muajit që shkoi pasi kishte rezervuar rreth një muaj më parë me kompaninë.

Por 21-vjeçari u shokua kur mori një email një ditë para fluturimit ku thuhej se ishte i ndaluar të merrte avionin e nisur nga Liverpool.

Në email thuhej se kjo vinte për arsye të “sjelljeve të mëparshme të pakontrolluara të” Kieran që i kishin sjellë një ndalim prej “10 vjet deri në 15/03/2031”.

Djali thotë tashmë se kompania e kishte ngatërruar me një burrë që ishte dënuar me 12 javë burg për një episod sjelljeje agresive e abuzive në një fluturim të easyJet në 2021.

Kieran thotë se kishte të njëjtin emër dhe datë lindjeje me personin problematik.

Kieran thotë se kjo nuk është hera e parë që atë e marrin për kriminelin Kieran Harris teksa vitin e kaluar në shtëpinë e tij erdhën policë të armatosur.

Ai shton me tej se më pas kishte dërguar një foto të pasaportës te linjat ajrore easyJet për të konfirmuar identitetin dhe çështja ishte zgjidhur vetëm disa orë para fluturimit të tij.

“Kjo më ka bërë që të mos fluturoj më me linjat easyJet në të ardhmen, unë nuk jam një kriminel”, thotë i riu.

Nëna e Kieran, Sheena Harris tregon sesi policia erdhi në shtëpinë e tyre të armatosur  muajin që shkoi, duke besuar se ishte adresa e kriminelit.

Por ata ishin larguar kur kuptuan se pamja e 21-vjeçarit nuk përputhej me atë të kriminelit.

Sheena tha: “Ata erdhën herët në mëngjes dhe hynë me forcë, shkuan në dhomën e tij të gjumit dhe e zbritën poshtë, por më pas e kuptuan se nuk kishin njeriun që kërkonin dhe kërkuan ndjesë”.

Ngatërresat e shpehta e kanë lënë nënën 54-vjeçare të besojë se duhet të kërkojë ndihmë ligjore që i biri të vazhdojë jetën e tij.

FOTO GALERI
2/3
21-vjeçari u shokua kur mori një email një ditë para fluturimit ku thuhej se ishte i ndaluar të merrte avionin e nisur nga Liverpool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA