Ish-futbollistja profesioniste e kthyer në krye-trafikante drogash, burgoset ose gjobitet nga gjykata në Britani (fotot)

09/06/2023 15:32

Një ish-futbolliste profesioniste e kthyer në “barone drogash” është urdhëruar të kthejë 70,000 paundë nga fitime e saj kriminale ose të jkryejë tetë muaj burg nga një gjykatë në Britani.

39 vjeçarja Faye Dunn, nënë e një fëmije, u burgos për tre vjet e gjysmë vitin e kaluar pas pranimit tëakuzave të trafikimit të drogave dhe pastrimit të parave pas kapjes në flagrancë në aeroportin e Manchester.

39-vjeçarja u urdhërua sot të paguajë fitimet e saj te shtete nga gjykata e Liverpool.

Prokurorja Nicola Daley, tha se Dunn ka përfituar të paktën £152,953.96 nga përfshirja e saj në krimin e organizuar, edhe pse zotërimet e saj aktuale qëndrojnë në rreth £69,747.70, së bashku me një makinë Peugeot 1007 e vlerësuar rreth £1,085 si dhe rreth £2,000 bixhuteri.

Gjykata tha se saj i sekuestrohen dhe disa shuma në monedhën elektronike Coinbase, dhe një fond kursimesh.

Ish-futbollistja profesioniste nuk ishte prezente në gjykatë, por përfaqësohej nga avokatja Catherine Collins, të cilës i iu dhanë tre muaj kohë për të paguar £70,000 dëmshpërblim përndryshe e akuzuara duhet të kryente tre muaj burg.

Dunn gëzonte më parë një karrierë të suksesshme sportive dhe ka luajtur me kombëtaren e femrave të Anglisë 20 vjet më parë.

Kur ishte 18 vjeçe ajo ishte në skuadrën e kualifikuar për gjysmë finalet e kampionatit evropian UEFA Women U19.

Ajo ka shënuar gol në dy ndeshje të kombëtares së të rejave, kundër Danimarkës e Zvicrës.

Mesfushorja kishte luajtur gjithashtu për Tranmere Rovers dhe më pas me Leeds United deri në 2003.

Pas tërheqjes nga sporti ajo ishte një figurë e njohur në komunitetin e saj në mbështetje të sportistëve të rinj dhe nisi disa biznese, si qendra sportive të rinjsh dhe një restorant.

Por pas dështimit të aktivitetee të saj gjatë kohës së vir usit ajo duket se u kthye në përfshirjen me drogat.

Dunn besohet se ka trafikuar dorga në Spanjë me traget nga Portsmouth drejt Santander dhe ka organizuar takime mes trafikantëve të tjerë në fushën e substancave ilegale.

Duke dhënë verdiktin gjykatësi David Potter tha: “Me kjeqardje shoh që një grua më shumë arritje në karrierën e saj të duhet të përballet me një dënim kriminal”.

FOTO GALERI
1/6
Një ish-futbolliste profesioniste e kthyer në “barone drogash” është urdhëruar të kthejë 70,000 paundë

Top Channel