Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, raportohet për shpërthime në disa qytete Në një lëvizje të papritur, Recep Tayyip Erdogan emëroi si gurvernatore të Bankës Qendrore të Turqisë Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive financash në Shtetet e Bashkuara.
Erkan, ish-bashkëdrejtuese e Bankës Republika e Parë dhe drejtoreshë në Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që merr një pozicion të tillë në historinë e Turqisë. Ajo nuk do ta ketë të lehtë këtë detyrë, pasi e merr drejtimin e institucionit të rëndësishëm financiar teksa vendi përballet me njërën prej normave më të larta të inflacionit.
Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, prezantoi javën e kaluar kabinetin e ri qeveritar dhe ministër të Financave emëroi një njeri që nuk ka ngurruar t`i dalë dhe kundër, Mehmet Simsek.
Simsek, i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara, njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit. Deri më tani, këtë detyrë e mbante Sahap Kavcioglu, nën menaxhimin e të cilit norma e interesit arriti të ulej në 8.5 për qind pasi kishte mbërritur në 19% në 2021-shin.
Në maj, për të parën herë në 16 muaj, shkalla e inflacionit në Turqi ra nën nivelin 40 për qind.
Top Channel