“Baba, më shpëto!” rrëfimi prekës, momentet e fundit të rusit që u masakrua nga peshkaqeni

09/06/2023 14:32

Babai i shtetasit rus të masakruar nga peshkaqeni tigër në një resort në Detin e Zi ka rrëfyer momentet e tmerrit.

“Shkuam në plazh për t’u çlodhur”, tha Yury Popov, me origjinë nga Rusia, për median 112.  “Djali im u sulmua nga një peshkaqen, gjithçka ndodhi në sekonda”.

23- vjeçari po notonte në resortin e Hurghadas, kur u sulmua nga peshkaqeni.

Babai i Vladimir tha se nuk kishte anëtarë të familjes pranë djalit të tij për të ndihmuar në ujë, megjithëse sipas rrëfimeve nga vendngjarja e dashura e 23-vjeçarit kishte arritur të ikte nga peshkaqeni.

“Kjo është një rastësi absolutisht qesharake, sepse është një plazh i sigurt. Ka anije dhe jahte përreth. Nuk ka ndodhur kurrë atje. Ata zakonisht sulmojnë në plazhe të egra. Është vetëm fat i keq”, tha ai.

Vladimiri kishte jetuar me babanë e tij në Egjipt për disa muaj para sulmit të tmerrshëm. Popov tha se do ta digjte trupin e djalit dhe do ta kthente hirin e tij në Rusi, vendin e tyre të lindjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel