Aktori i vjetër amerikan thotë se Hollywood është më i tmerrshëm se ‘makthet tuaja më të frikshme’ (fotot)

09/06/2023 17:30

Aktori veteran James Woods ka bërë të mendojnë shumë nga fansat e tij kësaj jave duke thënë se askush nuk e ka idenë “se sa i lig” mund të jetë Hollywood – “një vend shumë më keq se makthet tuaja më të frikshme”.

Në një koment në rrjetet sociale që tashmë është fshirë, një dashamirës i Woods e pyeste  për masën e vërtetë të ligësisë së Hollywood teksa aktori i përgjigjej duke ngritur njërën vetull.

“James, një pyetje serioze të luten. Si një person që respektoj talentin tënd si aktor, jam kurioz, sa i lig është Hollywood?” pyeste përdoruesi.

“Frikat e tua më të këqija, shumëzoji me 100,” përgjigjej Woods.

Protagonisti i filmit ‘Once Upon a Time in America’ nuk jepte më shumë detaje në përgjigjen e tij dhe faktikisht më vonë komenti është fshirë, shkruan rrjeti vendas Breitbart.

Ka pasur shumë aktorë që kanë denoncuar për abuzimet dhe fshehtësinë e industrisë së filmit, por Woods nuk e kishte quajtur më parë Hollywood të tillë.

Mediat në fakt komentonin për të tjera deklarata të ngjashme si ajo e aktorit Jonathan Roumie (filmi The Chosen) në fillim të vitit, që fliste me fjalë të kujdesshme …

“Prej disa kohësh tashmë dëshmojmë një polaritet në rritje mes dritës dhe errësirës, kjo po manifestohet në shumë aspekte të kulturës,” tha ai.

“Por si artist dua ta theksoj ate në industrinë e filmit e televizionit. Vitet e fundit ka një rritje trazuese të imazherisë së errësirës që përdoret në filma, televizion e muzikë. Panorama bëhet gjithnjë e më e mbrapshtë”, vijon ai matej.

Roumie shtonte më tej: “Në disa raste kjo merr tone demoniake, shumë më tepër se në vitet e shkuara, nganjëherë ato janë të fshehura në tone subliminale, por nganjëherë shfaqen hapur. Tematika që përfshijnë okulten, magjinë, demonët dhe elementët astanikë, po bëhen të zakonshme në programimin mediatik. Shumë kanë përmbajteje shpirtërisht e psikologjikisht të sëmurë”.

Roumie tregonte më tej se “media është kthyer në një portal të sjelljes dhe mendësisë së fëmijëve që refuzojnë Zotin, refuzojnë dritën dhe të gjihtë aspektet që sjellin jetën”.

“Unë e ndjek Zotin në privatësinë time, por kjo po zhduket nga kultura e përgjithshme dhe po zëvendësohet me imazhe korruptuese për mendjet dhe zemrat e të rinjve”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/3
Protagonisti i filmit ‘Once Upon a Time in America’ nuk jepte më shumë detaje në përgjigjen e tij dhe faktikisht më vonë komenti është fshirë

Top Channel