Ftesë në 5/ U shpall më e bukura e Shqipërisë, Endi Demneri mes lotësh: Plotësova amanetin e gjyshërve

08/06/2023 18:30

Sot në “Ftesë në 5” ishin të ftuara Endi Demneri dhe Arbesa Rrahmani, dy vajzat që rrëmbyen kurorën e “Miss Universe Albania 2023”.

Endi Demneri do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe që do të mbahet në El Salvador.

E emocionuar, ajo falenderoi të gjithë familjarët për mbështetjen dhe theksoi se këtë fitore ua dedikon gjyshërve që kanë ndërruar jetë.

“Jam përpjekur me mish e me shpirt të jap maksimumin tim dhe në këtë projekt kam dhënë zemrën time. Pjesëmarrja në “Miss Universe” nuk ishte rastësi, por ishte dëshirë e gjyshes dhe gjyshit tim që nuk jetojnë më. Nëse do të ishin në atë skenë, brohorimat më të mëdha do të vinin nga ata”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel